Bota

Kapadokia, një udhëtim i paharrueshëm në qytetin antik (VIDEO)

7 Prill 2021, 15:23| Përditesimi: 7 Prill 2021, 20:07

  • Share

Një peizazh i huaj, me shkëmbinj të butë të krijuar nga vullkanet mijëvjeçarë më parë për të krijuar një seri "oxhaqesh" eterike që janë formuar dhe skalitur nga natyra. Kjo është Kapadokia.

E gjendur mbi fushat e Anadollit të Turqisë qendrore, ky rajon ështqë pjesë e Trashëgimnisë Botërore të UNESCO-s, duke tërhequr mijëra turistë çdo vit.

Thuhet se Kapadokia e ka marrë emrin nga kuajt pasi legjendat thonë se kuaj të egër kanë shëtitur nëpër këto male me shekuj. 

“Kapadokia do të thotë toka e kuajve të bukur”, thotë një banor vendas.

Shumë njerëz e vizitojnë vendin për të bërë një shëtitje me balonë me ajër të nxehtë në agim, për të marrë një pamje më të mirë të formacioneve shkëmbore që quhen si "oxhaqe zanash" që vijnë në të gjitha format dhe madhësitë.

Natyra mund ta ketë krijuar këtë peizazh të mrekullueshëm, por ishin civilizimet antike që e kthyen dhe e përshtatën atë me qëllimin e tyre.

Qytetarët vendas kanë punuar shumë për të ruajtur këtë histori dhe kulturat tradicionale të cilat janë rritur pas saj.

Kapadokia u bë e njohur për qytetet e saj nëntokësore në kohën mesjetare pasi kur mbërrinin ushtritë plaçkitëse, mijëra njerëz shpëtonin duke u fshehur nën tokë, ndonjëherë me muaj me radhë.

Shtrirë 18 kate në një thellësi prej 85 metrash, Derinkuyu është një nga qytetet më të mëdha dhe më të thella nëntokësore në Turqi.

Ndërkohë që një nga atraksionet më të njohura të vendit mbetet Muzeu i Hapur i Goremesë, ku gjenden qindra vepra arti, në shpellat dhe kishat antike. Ky muze ka qenë një manastir bizantin përpara se të bëhej një vend pelegrinazhi në shekullin e 17-të.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?