14.3 kilogramë kokainë janë kapur pasditen e sotme në pikën kufitare me Malin e Zi në Muriqan. Bëhet me dije se lënda narkotike u gjet në një automjet tip 'Benz', ndërsa po tentonte të kalonte kufirin drejt Malit të Zi. Policia ka arrestuar shoferin e automjetit, Besnik Ruçin 42 vjeç, me origjinë nga Durrësi. Automjeti tip 'Benz' është dërguar në Durrës për kontroll të specializuar.
42-vjeçari u kap si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar "Perëndimi", në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Automjeti tip "Benz" u ndalua në vijën e dytë të kontrollit, ndërsa lënda narkotike u gjet e ndarë në pako, në kroskotin e makinës.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike.