Kapen 300 kg drogë në pikën kufitare të Malit të Zi! Lënda narkotike e fshehur në kamionin frigoriferik! Do shkonte drejt Bosnjës

4 Janar 2022, 20:26| Përditesimi: 4 Janar 2022, 20:31

  • Share

Mali i Zi - 300 kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia në një doganë. Mësohet se lënda narkotike skunk është kapur në pikën kufitare Vraçenoviç. Sipas raportimeve, droga u gjet brenda një kamioni frigoriferik, që drejtohej nga një malazez me inicialet M.N.

Në pjesën e sipërme frigoriferike të kamionit, u gjet një vend i posaçëm ku ishin fshehur 295 pako me drogë. Mjeti i tonazhit të rëndë dyshohet se pas kalimit të doganës, do të shkonte në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës.

“Policët kanë arrestuar një të dyshuar i cili do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit në Podgoricë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftim e organeve policore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?