Kronikë

Tre shqiptarë me 37 kg kokainë në makinë, arrestohet njëri prej tyre në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë

29 Nëntor 2021, 12:52| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 18:03

  • Share

Tre shqiptarë janë konstatuar me 37 kg kokainë në pikën kufitare Debeli Brijeg, mes Malit të Zi dhe Kroacisë. Policia malazeze sekuestroi kokainën e cila ishte e ndarë në 35 pako. Mësohet se droga ishte fshehur në pjesën e poshtme të automjetit.

Drejtuesi i mjetit P.S., 55 vjeç ka pranuar përpara policisë se droga i përkiste atij dhe për këtë arsye është arrestuar. Shoqëruesit e tij E.S. 50 vjeç dhe S.S. 18 vjeç janë vënë nën hetim.

Shqiptarja.com sjell fotot e kokainës së sekuestruar ku shihet e ndarë në pako, si edhe zona ku tre shqiptarët e kishin fshehur.




Kokaina e sekuestruar 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?