Çantat me drogë

Kosova & Rajoni

Kapen mbi 256 kg kanabis në Igumenicë, në pranga dy grekë! Droga kishte hyrë nga Shqipëria

17 Tetor 2021, 10:50| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 10:53

  • Share

Policia greke ka kapur një sasi prej 256 kg e 310 gr kanabis, e cila mendohet se kishte hyrë nga kufiri shqiptar. Droga u kap në Igumenicë, ndërsa në pranga ranë dy grekë të cilët po transportonin sasinë e madhe të drogës.

Policia pikasi në zonën e Thesprotisë  një furgon,  shoferi i së cilës, për të shmangur kontrollin shtoi shpejtësinë. Kjo bëri që policia të vihej në ndjekje të tyre ku arriti të ndalonte mjetin në Prevezës, ku zbuloi drogën dhe vuri në pranga shoferin.

Brenda furgon i u gjetën mbi 256 kg kanabis e ndarë në 8 çanta udhëtimi, të cilat përmbanin gjithsej 42 pako kanabis.

Gjithashtu u konfiskua edhe automjeti, si dhe dy pako heroinë prej 6.9 gram, të cilat u gjetën në posedim dhe në shtëpinë e shoferit.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua edhe një grek tjetër, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjithë të përfshirëve në trafikun e drogës.

Çantat me drogë


Furgoni që po transportonte drogën

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?