Foto ilustruese

Kapen me kokainë, kanabis, të dehur në timon dhe pa patentë, 14 të arrestuar në Tiranë

13 Janar 2022, 17:00| Përditesimi: 13 Janar 2022, 17:02

  • Share

Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Pesë prej të arrestuarve janë kapur me drogë. Më konkretisht bëhet fjalë për një 46-vjeçar dhe një 23-vjeçar, përkatësisht me inicialet F.B., dhe A.L., gjatë kontrollit fizik iu gjet kokainë.

L.M., 28 vjeç dhe O.V., 31 vjeç gjatë kontrollit fizik nga policia u kapën me kanabis sativa, ndërsa 34-vjeçari H.R., gjatë kontrollit fizik dhe në automjet iu gjet kokainë, kanabis dhe një armë e ftohtë.

Ndërtim pa leje dhe dhunë në familje, dy të arrestuar
A.M., 34 vjeç u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje ndërsa M.N., 34 vjeç u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Shtatë të arrestuar nga ‘Rrugorja’
D.M., 31 vjeç, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

E. B., 30 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, u arrestuan pasi po drejtonin makinën pa patentë. F.D., 42 vjeç dhe A. K., 49 vjeç u vunë në pranga pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur.

Një 42-vjeçar me inicialet H.H., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u aksidentuar. Ndër të tjera edhe një 21-vjeçar është arrestuar pasi po drejtonte një makinë pa patentë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?