Pilulat e droges

Kapen me mijëra ‘pilula droge xhihadiste’ në Rodos

17 Janar 2022, 13:53| Përditesimi: 17 Janar 2022, 13:55

  • Share

Dy thasë të mbushur me pilula drogë u gjet në brigjet e Rodosit në Greqi. Policia gjeti thasët në një distancë 100 metra nga njëra-tjetra, ndërsa brenda mbanin 180 mijë pilula  “Captagon”, e njohur si ‘droga e xhihadistëve”.

Këto pilula kanë një përdorim të gjerë në Azinë Perëndimore dhe përdoret kryesisht nga grupet xhihadiste në Siri. Nuk dihet se si kanë mbërritur këto pilula në brigjet greke, por dyshimet e para janë që ato të jenë hedhur në det nga trafikantët.

Pilula e drogës “Captagon” është një zëvendësues i amfetaminë dhe metamfetaminës dhe largon përgjumjen e rrit energjinë.

Pilulat e droges

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?