Sasia e kokainës së kapur

Bota

Kapet jahti me mbi 5 ton kokainë në Oqeanin Atlantik, ngarkesa më e madh e e kapur nga autoritetet portugeze në më shumë se 15 vjet

19 Tetor 2021, 22:46| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 23:43

  • Share

Policia Portugeze kapi më shumë se 5 tonë kokainë me vlerë 232 milionë dollarë në një jaht 79 metra në Oqeanin Atlantik, në një operacion në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, britanike dhe amerikane.

Operacioni, i quajtur "Batica e Bardhë", ndaloi sasinë rekord të kokainës që të hynin në Evropë përmes Gadishullit Iberik, sasia më e madhe e kapur nga autoritetet portugeze në më shumë se 15 vjet.

Në pranga ranë 3 persona, që dyshohet se janë pjesë e një organizate të fuqishme kriminale ndërkombëtare të trafikut të sasive të mëdha të kokainës. Dy prej të arrestuarve janë spanjollë ndërsa tjetri peruan.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?