Gjirokastër/ Kapet me 27 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari! Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij! Sekuestrohet automjeti (EMRI)

25 Janar 2022, 09:40| Përditesimi: 25 Janar 2022, 09:49

  • Share

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 29-vjeçarin Muslim Gaba pasi u kap në makinë me 27 kilogramë kanabis. Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, K.M., 28 vjeç.

Të njëjtat burime raportojnë se janë sekuestruar automjeti, lënda narkotike dhe tre celularë. Arrestimi i të riut është kryer saktësisht në vendin e quajtur "Kthesa e Sofratikës".

Njoftimi i Policisë
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Transporter". Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen 27 kilogramë e 600 gramë cannabis sativa. Vihet në pranga poseduesi, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin e koduar "Transporter", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Kthesa e Sofratikës", gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip "Toyota Yaris", me drejtues shtetasin M. G., u gjetën 27. 6 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, i dyshuar si bashkëpuntor. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe tre aparate celulare. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?