Karantina e vettingut që mban peng reformën

29 Prill 2020, 20:37| Përditesimi: 29 Prill 2020, 20:40

  • Share

I nderuar zyrtar!

Vettingu në drejtësi e polici ishte emergjencë, nisi e bëri mirë. Vazhdoi e bëri mirë.

Por sot përse duhet të vazhdojë karantinën?

Më shumë se 70 % e popullatës, i është rikthyer normalitetit, punës.

Ka nga ata që kurrë nuk u shkëputen por veç i hoqën nga puna duke i lënë dhe në rrugë.

Shumicën e personave në këto foto i kam dhe të njohur për shkak të punës, por disa edhe miq.

Për të gjithë ju kam një apel publik.

Bëhuni serioz e guximtar, Covid është i rrezikshëm por jo aq sa ju të ndaloni vettingun.

Dilni në zyrë, sallë, merrni e jepni vendime.

Vërtet disa nga ju jo të gjithë dhatë gjysmë page për ata që ende punojnë, në fakt e kaluat në llogarinë e shtetit por sot është momenti të reflektoni.

Ju keni kushte pune me hapësira, salla me mbi 50 m2, keni karrige komode e me distancë shoqërore.

Ju nuk shkoni në punë me këmbë as me autobus, por me makina komode shofer shoqërues.

Ju jeni të mirëpaguar, ndaj s’ka më kuptim të fshiheni pas Covid-19.

Keni që në 10-12 Mars që keni stopuar.

Disa prej jush thoni që s’ju lë akti normativ i qeverisë të punoni!!!

Po a s’ishte kjo qeveri që vettingun e kish kalë beteje?

Nëse vettingu qëndron në karantinë, po ata që punojnë?

Mjek

Policë

Gazetarë

Tregtarë

Prodhues

Furrtar

Peshkatarë

Marinarë

Pilotë

Shoferë

Gra burra e vajza në fasoneri

Truprojat tuaj?

E sa e sa shumë shqiptarë punëtor të mirë e të ndershëm.

Ose fundja jepini dhe online vendimet por mos bllokoni vettingun.

Në të kundërt, dilni i thoni publikut që vettingu ishte anulim loje.

Komento

Komente

  • Tarja: 30/04/2020 12:58

    Nuk eshte virusi qe kabllokuar vetingun por eshte korupsjoni qe e kakapur perfyti kete trup gjygjesore verefikuese te gjoja pastertise drejtesise.Populli pati besim tek kjo,pasi ne drejtimin e saj oshin nderkombetaret.Sh.BA dhe B.E. por edhe kjo reforme mesaduket dote perfundoj si gjithe reformat tjera te deshtura ketu e 30 vite me Radhe. Reforma duhet te kishte filluar me politikeb dhe pastaj me drejtesin,,pasi kjo e fundit thith oksogjen mga e para. Politika e korruptuar deri ne palce bllokon cdo lloje nisme ligjore verefikuese dhe ndeshkuese.Jetgjatesia e saje me pasuri te vena nga korrupsjoni,kashkatrruar perfundimisht drejtesinen. Dhe gjithcka ne ket vend. Organi i vetingut vepron si puna e atyre kryepleqeve qe jane te moshes afro 100 vjec.Pra verefikoj nje dosje njerer ne tre muaj.Tashti me protekes te epidemise ja kavare komplet melcit ujkut ne qafe politiikes larte shqiptare me ne Krye president Ilir Meta , mbrojtesin e lavdishem i kushtetutes para korones.Kurse tashti skanevoje te mbrohet kushtetuta , pasi e mbrone korona.Ky eshte presidenti yne ju keqen nona,ahman ruhuni nga korona

    Përgjigju
  • Jxjxjcjcn: 29/04/2020 20:47

    Kur flet injoranca, eshte detyrim heshtja.

    Përgjigju
    • fetahu: 30/04/2020 19:00

      Peshku qelbet nga koka! Hajduti bertet kapeni hajdutin! Po te kishte vullnet, Vettingu mbaronte per 30 dite , jo per 30 vjet. Te gjithe gjygjtare, prokurore, oficere kane dosje ne Shik! Hap dosjet, shifi, vendos! Gjate kesaj kohe gjurmoi edhe Avokatet, Sekretaret, Sekseret , beji shembull!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?