Kardinal Ernest Simon Troshani u ka dërguar një urim besimtarëve mysliman shqiptarë me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Kardinali bëri thirrje që të gjithë shqiptarët ta duan njëri-tjetrin e mos t’i ngushtojnë zemrat e tyre, por të ndihmojnë të varfrit. Kardinal Ernest Troshan Simoni shtoi duke thënë se dita e Kurban Bajramit është një ditë shembulli për tu bashkuar dhe për të ndihmuar të varfërit dhe ata që janë pa strehë.
‘Vllazër e motra myslimanë shqiptarë kudo që jeni, për besimtarët e të madhit zot, që besojnë në të madhin zot, e doni me pasur e me prit prej tij shpërblimin e amshum për të cilin jemi krijuar. Duajeni njëri tjetrin, afrohni me të madhin Zot, e ndihmoni të varfrin. Dita e Kurban Bajramit është shembull i madh që ushqen zemrat e të gjithë njerëzve për t’u bashkuar, për të ndihmuar të varfrit, të shtypurit, ata që janë pastrehë, pa këmishë në trup, pa këpucë në këmbë, për me u bashku me të madhin Zot. Na ka thënë i madhi Zot, ju që keni për me hangër me pi, mos u ngushtoni në zemrat tuaja. Zoti ka krijua gjithçka dhe gjithçka këtu do të mbetet. Kërkoni lumturinë e Zotit dhe të gjitha do t’i keni. Dashnia e Zotit është e pafundme, e bashkoni me të madhin zot. Zoti, ju mbushtë me shëndet dhe begati! Paqe e bekime.’- tha kardinali Ernest Troshani.