Ylber Ramadani

Kartoni s'i prish punë, Ramadani vlerësohet për paraqitjen kundër Juves: Regjisor i bukur për t'u parë

27 Shtator 2023, 15:01| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 15:02

  • Share

Juventusi mundi 1-0 Leccen për javën e gjashtë në Serie A. Goli i Milik në minutën e 57-të ishte deçiziv që "Zonja" të rikthehej te tri pikët, kjo pas humbjes 4-2 me Sassuolon në fundjavë. Veç paraqitjes së mirë të vendasve, edhe miqtë nga Puglia nuk ishin më poshtë, duke i hapur vështirësi gjigantëve të futbollit në Evropë.

Në fushë për Leccen ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori i kombëares shqiptare u vlerësua me notën 6 nga Eurosport, paçka se luajti 69 minuta dhe për herë të parë u zëvendësua këtë sezon.

Një motor në mesin e fushës, Ramadani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 30-të dhe kjo ka qenë një ndër arsyet e zëvendësimit të tij. Megjithë humbjen, Ramadani ishte ndër më të vlerësuarit te të tijtë.

"Një regjisor i pastër, i bukur për t’u parë dhe që merr gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Është autor i një pjese të parë të shkëlqyer, bie pak në pjesën e dytë pasi nuk kishte sasinë e duhur të “benzinës” për të furnizuar skuadrën në fazën ofensive", shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?