Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur këtë të enjte (27 shkurt 2025) se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, në Sheshin Skënderbej, më 20 shkurt, duhet të ishte ndaluar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Ky vendim i KAS, i cili u votua nga të 5-të anëtarët e tij, u mor pas ankimimit të Qëndresës Qytetare.
Kjo e fundit i kishte kërkuar fillimisht kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit, që ta ndalonte mbajtjen e takimit të kryeministrit Rama me punonjësit e bashkisë, por ai e cilësoi atë si komform ligjit zgjedhor vetëm 4 orë para se të zhvillohej.
Më pas Qëndresa Qytetare ka ankimuar vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.
Në kërkesën e saj, Qëndresa Qytetare argumenton se aktiviteti duhet të ishte raportuar në KQZ, pasi zhvillohet brenda periudhës katërmujore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për raportimin e veprimtarive publike të qeverisë.
Komente
