Kastriot Islami: Mazhoranca i
ka 71 vota për Presidentin

18 Prill 2012, 08:09| Përditesimi:

  • Share
Ish deputeti socialist Kastriot Islami deklaron se vota pro Cefës nuk ishte një qëndrim kundër së majtës por një votim pro socialistëve të vërtetë. Mbrëmë në Tonight Ilva Tare, Islami shtoi se vetë zoti Rama nuk ishte në koherencë me qëndrimin politik që kishte mbajtur ndaj cështjes së Gërdecit. Sipas tij e gjithë kjo situatë ishte një tentativë e Ramës për të testuar mazhorancën. Sa i përket zgjedhjes së Presidentit ai deklaroi se mazhoranca ka të gjithë numrat e mundshëm për ta kaluar, ndërsa shtroi nevojën e një konsulence të mundshme mes dy palëve. Po vetë Islami a do garojë për deputet në 2013? Ai u shpreh se po, por nuk përcaktoi se në cilin krah do të pozicionohet.

Marrëdhëniet me Ramën?
Me Ramën kam pasur marrëdhënie korrekte. Nuk kemi pasur tensionim marrëdheniesh. Dhe kur jam larguar nga PS, marrëdhëniet kanë qënë korrekte. Madje s'kam asgjë personale. Kam dëgjuar thashetheme që Rama më ka gjuajtur me celular, nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

Vlerësimi për votimin e anëtarit të KLD në Kuvend...?
Majko për Vishën kërkoi të ishte koherent, për shkak të qëndrimit të PS për çështjen e Gërdecit. Ne duket t'i qëndrojmë koherent këti qëndrimi, pasi Visha tha se Mediu ishte i pafajshëm. Ndërsa Rama tha për fatin e shqiptarëve se kjo ishte një taktikë për të testuar mazhorancën. Mendoj se Rama ka një problem me Gërdecin, pasi në perceptimin publik ndjehet i implikuar për Gërdecin. Ai kërkoi ta përdorte Vishën për testim, por s'ishte i prirur ta çonte deri në zgjedhje. Ky ishte dhe gabimi i Ramës.

Pse votuat për kandidatin e PD, Cefa?
Unë kam votuar pro Cefës, Berisha s'ma kërkoi votimin. Dhe sikur të mos votoja, rezulti do arrinte në 70 për mazhorancën, opozita kishte 69, por kështu do ishte dhe për 'Seserin'. E vetmja gjë që bëri vota ime, shmangu rrëzimin e 'Seserit'. Votimi elektronik duhet të korrigjohet, pasi s'është i qartë. S'them se është i pasaktë. 71 vota i mjaftonte për të treguar se Berisha e kishte prezencën.

Pse votuat ju...?
Isha pro socialistëve të vërtetë që donin të votonin por që nuk u lejuan. Kishte deputetë që ishin në koherencën e PS, sepse ishin shprehur kundër Gërdecit dhe shkaktarëve. Nuk do të kisha votuar asnjëherë për zotin Visha.

Një votë kundër do ti tregonte PS ndërgjegjien e pastër?
Po të isha dhe në PS do mbaja një qëndrim si Majko. Janë në funksion të gjitha këto gjëra. Rama bëri lojë, unë dhe po të isha me PS hapur ose fshehtë do votoja kundër kësaj hileje që bëri PS me Vishën. Kam votuar gjithmonë në linjën e PS. Për Fullanin kanë votuar pro Blushi dhe Malaj.

Post të premtuan...?
Nuk kam kontakt me Berishën për çështje posti. E kam takuar gjatë 21 viteve e nuk kam asnjë kompleks për ta takuar atë. Dhe Rama duhet të takohet me Berishën, Meta të takohet me Ramën. Unë jam takuar dhe Koshtunicën, por s'ka ndryshuar qëndrimi për Kosovën.

Jeni takuar për votën për President?
Nuk ka asnjë lloj marrëveshje për asnjë llojn çështje. Mund të shikoj kandidatët, shpresoj për një zgjidhje konsensuale dhe vota ime më pas do jetë në varësi të kandidatëve.

Jeni kandidat për President, ju ka propozuar Berisha...?
Mua më vjen keq, që mendojnë se Berisha është kaq naiv e të ketë kaluar në këtë fazë. Dhe sot ai ka folur për kandidatin për President.

Po Nanon jeni...?
Do shoh procesin. Nuk dua të flas, sepse në mënyrë indirekte do dilja për Metën po e për Nanon jo.

Berisha President...?
Berisha si figurë e lartë e PD është në lojën e kandidaturave të PD, është kandidat që do ta kryente mirë detyrën.

Nëse vota juaj do kishte këtë peshë...?
Do ta maksimalizoj këtë votë nëse ka këtë peshë. Teorikisht është vota nëse përcakton presidentin e ardhshëm, do shoh cili është, në cilën anë është e do të votoj. Unë jam deputet i pavarur, do të maksimalizoj votën time në varësi të marrëveshjeve.

Eshtë e vërtetë që Berisha do ju vendosë në listën e PD në Mallakastër...?
Duhet të jem në PD. Absolutisht s'është bërë kjo bisedë. Jam një deputet i pavarur, për shkak të një vendimmarrjeje të padrejtë me nismën e zotit Rama.
Një kandidaturë për President që e pëlqeni...?
Dhe sikur të kisha një kandidat të caktuar të preferuar, shanset më të mëdha i ka mazhoranca për të zgjedhur presidentin. Dhe nëse nuk zgjidhet me 84 vota i ka numrat për të zgjedhur presidentin me 71 vota. I takon Metës e Berishës për të zgjedhur kandidatin.

Do jeni deputet më 2013?
Besoj se po. I mbaj lidhjet me zonën në Tiranë.

Tradhëtar cilësoheni në PS....?
Më vjen keq që ka elementë të PPSH. Nuk është reformuar tamam, nëse ekziston termi tradhëtar, kjo është reminishencë e PPSH.

Do krijoni parti të re...?
Do marr vendimin në kohën e duhur. Tani jam deputet i Parlamentit shqiptar, dua të jap kontributin maksimal për statusin e në BE.

Jemi i majtë, progresist apo eropianist?
Jam të tria.

Do ishit dhe pranë kësaj mazhorancë...?
Kjo mazhorancë ka dhe elementë të majtë.

Me LSI...?
Jam i majtë që nuk përjashtoj LSI-në.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?