Kastriot Islami: Vota
ime për Sali Berishën

14 Prill 2012, 14:06| Përditesimi:

  • Share
Tashmë deputeti i pavarur, i larguar nga Partia Socialiste, Kastriot Islami ka konfirmuar edhe një herë, me gojën e tij, votën “pro” kryeministrit Sali Berisha. Me votën “pro” për Elvis Çefën, anëtar i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Islami ka vënë veton mbi një bashkëpunim me kryeministrin Sali Berisha në zhvillimet e tjera politike. Në pamundësi për ti marrë një reagim të plotë, për të na sqaruar votën pro për anëtarin e KLD-së, Islami mundi të na provojë se ka votuar në seancën plenare, të ditës së enjte, për kryeministrin Berisha. Pyetjes se “a keni votuar pro Berishës”, ai ju përgjigj “po”, duke lënë hapësirë për të menduar se së shpejti Kastriot Islami mund ti bashkohet grupit kuvendor demokrat në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës, ose mundësia e dhënies së një posti në rang ministrash. Mazhoranca e rudhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka gjetur varkën e shpëtimit tek Kastriot Islami, Fatmir Mediu dhe ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, për të votuar Elvis Çefën për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Marrja e këtij institucioni të rëndësishëm nga Berisha, u vu re tek mënyra se si u votua, tej normave dhe rregullave të votimit. Metoda që u tentua për tu votuar me fletët e votimit, solli një reagim të ashpër nga deputetët e Partisë Socialiste. Të ndodhur në një situatë “amulli”, kryeparlamentarja u tregua e shpejtë për të urdhëruar deputetët, për të votuar kandidaturën e Elvis Çefës. Ndërsa socialistët nuk ju ngeli gjë tjetër vetëm të monitornin mënyrën e votimit, për të bërë një analizë të shkeljeve flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Madje Partia Socialiste që prej ditës së enjte po përgatit materialet e nevojshme për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vërtetuar kushtetueshmërinë e këtij votimi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?