Kastrioti i bën bllok Vllaznisë, ndalet shkëputja! Të hënën supersfida Teuta-Partizani

24 Janar 2021, 18:55| Përditesimi: 24 Janar 2021, 18:56

  • Share

Kastrioti ka ndalur ecurinë e tre fitoreve radhazi të Vllaznisë, pasi për llogari të javës së 16 i ka marrë një barazim pa gola në Loro Boriçi.

Shkodranët tentuan sot të shkëputeshin me kreun, në një kohë kur Teuta dhe Partizani, dy skuadrat ndjekëse, do të ndeshen të hënën kundra njëra-tjetrës.

Sakaq po sot Kukësi mposhti 2-1 me përmbysje Bylisin në Elbasan Arena, ndërsa përballja e mbijetesës mes Skënderbeut dhe Apolonisë është mbyllur 1-1. Ndeshja tjetër e kësaj jave mes Tiranës dhe Laçit do të luhet të hënën në Selman Stërmasi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 24/01/2021 20:38

    E kom thone se ne ndeshjen me Kastriotin Vlaznia do te filloje te mari tatepjeten sado qe do te mundohen albitrat ta favorizojne , tatpjeta do jete e pashmangshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?