Kategoria e Parë ka dhënë verdiktin edhe për skuadrën e dytë që do të ngjitet në Superiores. Kastrioti ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Besëlidhjes, duke kaluar në këtë mënyrë matematikisht në Kategorinë Superiore.
Egnatia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Erzenit me shifrat 3-1. Tri ndeshjet e mbetura luhen pa qejf, pasi çdo gjë ka mbaruar në këtë grup.
Kastrioti-Besëlidhja 3-0
60′, 85′ Çutra, 65′ Kabiru
Egnatia-Erzeni 3-1
17′, 35’Mile, 37’Nako / 82′ Xhixhua
Në grupin “play-out”, Korabi ka barazuar ndaj Burrelit me shifrat 1-1, duke e bërë të vështirën mbijetesën, ndërkohë që një fitore të rëndësishme ka arritur të marrë Tërbuni ndaj Besës me rezultatin 2-1.
Korabi-Burreli 1-1
84′ Veliaj / 81′ Ivani
Tërbuni-Besa 2-1
13’Prendi, 50′ Saliaj / 66′ Pasha
Në Grupin B, pasi Tirana siguroi kalimin në Superiore, Bylis ka humbur në shtëpi përballë Apolonisë me rezultatin 1-2, ndërkohë që Tomori ka qenë pushim.
Bylis-Apolonia 1-2
13′ Shoshi/35′ Hysenshahaj, Dimo 65′
Në grupin “play-out”, Iliria ka arritur të fitojë në shtëpi përballë Shkumbinit me rezultatin 2-0, ndërkohë që Turbina ka mundur me shifrat 3-1 Shënkollin. Pushim ka qenë Naftëtari.
Ilira-Shkumbini 2-0
27′ (p) Berberi, Bardhi 90′
Turbina-Shënkolli 3-1
18′ Cara, 35′, 73′ Çota/ Danaj 76′