KATAR 2022/ Serbia ekspozoi Kosovën si pjesë të saj në Kupën e Botës, FIFA nis hetimin për incidentin me flamurin

27 Nëntor 2022, 08:43| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 13:28

  • Share

FIFA hapi procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur, që e përfshinte Kosovën si pjesë të vendit të tyre, dyshohet se ishte varur në dhomën e zhveshjes së ekipit serb, ndërsa ekipi përgatitej për ndeshjen me Brazilin, tha organi qeverisës i futbollit të shtunën.

Imazhi i flamurit me mesazhin “nuk dorëzohemi” në serbisht u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

“Imazhe të turpshme nga dhoma e zhveshjes së Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale ndaj Kosovës, duke shfrytëzuar platformën e Kupës së Botës FIFA”, thuhej në postimin e zotit Çeku në Twitter.

“Ne presim veprime konkrete nga FIFA duke patur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare me të drejta të plota e FIFA-s dhe UEFA-s.”

Kosova u bë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s në vitin 2016, tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, e cila nuk e ka njohur atë.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të një flamuri të shfaqur në dhomën e zhveshjes së ekipit serb në ndeshjen Brazil – Serbi”, thuhet në një deklaratë.

Procedurat e hetimit u hapën në bazë të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores për Kupën e Botës FIFA 2022. Federate e Futbollit të Kosovës tha se dënon ashpër "aksionin agresiv" kundër vendit.

"Kupa e Botës është një ngjarje gëzimi dhe uniteti dhe duhet të dërgojë mesazhe shprese dhe paqeje, jo mesazhe urrejtjeje. Ne i bëjmë thirrje FIFA-s të marrë masa kundër veprimeve të tilla," thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Serbia, e cila humbi me rezultat 2-0 nga Brazili, do të luajë të hënën me Kamerunin. Federata e saj e futbollit nuk u përgjigj pyetjeve të agjencisë së lajmeve Reuters për koment./VOA

Ora 09:17
Incidenti i ndodhur në Katar me hartën e Kosovës, Berisha: Serbia të përjashtohet urgjent! Dënoj heshtjen e vasalit të Vuçiç

1669385375_finalprojekt.00095606.Still003.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e Serbisë nga kampionati botëror ‘Katar 2022’ pas shfaqjes së hartës së Kosovës në flamurin serb. Mes të tjerash, Berisha ka dënuar edhe heshtjen e kryeministrit Edi Rama për veprimin e bërë nga ekipi kombëtar i Serbisë.

“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama”- shkruan Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushi: 27/11/2022 11:16

    ....edhe thonë që e ka gabim ky burri?!

    Përgjigju
  • Tirona: 27/11/2022 10:33

    Në rryl të fytit FiFA - s e bashk me FIFA të gjith ktyne politikanve që jan në qeveri që sdolën me thon 2 fjal. Harom çdo dit që keni jeni mbi tokë.. ptuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 27/11/2022 10:32

    Te merren masa te ashpra kunder serbise,Mos harron,para pak vitesh ne nje takim fudbolli nederkomebtar, u muarren masa kunder Shaqirit dhe Gjakes,vevtem pse bene shqiponjen, qe esht nje shenje e shume popujve,madje edhe serbeve, qe kerkuan denimin e Shaqirit dh e Gjakes para disa jetesh.yash cfrae eshte ky epsonim?! KUjt i drejtohet [ervec shqi[ptareve qe luftuan dhe pas 87 vjetesh robrimmi e durimi te dhunes mesjetare serbe, UCK-ja ne alence me NATO-n fituan lirine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?