Korabi 0-0 Burreli

Kategoria e Parë/ Besa i falet Mazrekajt, Apolonia fiton në Kukës! Valbona mposht Erzenin, bie Lushnja

11 Shtator, 18:27
  • Share

Kategoria e Parë zhvilloi këtë të mërkurë pesë nga gjashtë ndeshjet e javës së tretë.

Në Kukës, Emiljano Çela e nisi me humbje rikthimin në stolin e verilindorëve, teksa Kukësi vendas u mund 1-2 nga Apolonia. Në Peshkopi nuk pati gola, me Korabin që barazoi 0-0 kundër Burrelit.

Sfidë me përmbysje në Fushë-Krujë, aty ku Kastrioti fitoi 2-1 ndaj Lushnjës së Maganit. Tri pikë për Valbonën që fitoi 1-0 kundër Erzenit. Ndërkohë që në "Gjorgji Kyçyku" vendasit e Pogradecit u mundën 0-2 nga Besa. Dopieta e Mazrekaj bëri që djemtë e Mirel Josës të merrnin pikët e plota.

Java e tretë e Kategorisë së Parë mbyllet nesër me sfidën e Vlorës, aty ku Flamurtari pret Vorën.

Kategoria e Parë, raundi 3:

Kastrioti 2-1 Lushnja (Musaj 76', Qyra 84' /Xhabrahimi 54')

Valbona 1-0 Erzeni (Krasniqi 63')

Korabi 0-0 Burreli

Kukësi 1-2 Apolonia (Beshiraj 67' / Trifoni 45', Topi 89')

Pogradeci 0-2 Besa (Mazrekaj (p) 5', 55')

E enjte, 12 shtator

16:00 Flamurtari - Vora

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?