Lojtarët e Kukësit

Katër lojtarëve të Kukësit nuk u jepet viza, njoftohet UEFA: Të anulohet ndeshja 

7 Gusht 2018, 17:46| Përditesimi: 7 Gusht 2018, 17:49

  • Share

E paprecedentë, katër lojtarëve të Kukësit u refuzohet viza për të udhëtuar sot në mbrëmje me ekipin drejt Gjeorgjisë. Portierit kosovar Faton Maloku, shqiptarëve nga Maqedonia, Valon Et’hemi dhe Edis Maliqi, si dhe sulmuesit nga Mozambiku Arturo Rexhinaldo, nuk u është dhënë vizë.

Edhe pse i gjithë dokumentacioni ka qenë në rregull, ambasada e Gjeorgjisë ka refuzuar vizat për katër lojtarë. Klubi i Kukësit ka njoftuar menjëherë UEFA-n, duke kërkuar anulimin e ndeshjes. Në orët e ardhshme pritet që qeveria e futbollit të ndërhyjë, në të kundërt do të ketë sanksione ndaj klubit organizator, në rastin konkret Torpedo Kutaisi. 

Nuk është hera e parë që Kukësi has të tilla probleme, pasi edhe në transfertën e fundit për Ligën e Kampioneve ndaj Karabak, portieri Maloku mbeti në Shqipëri, me arsyetimin absurd të palës azerbajxhanas se ky shtet nuk e njeh Kosovën.

Komento

Komente

  • Petraqi: 07/08/2018 22:31

    Cte bejne te shkretet gjeorgjiane tu japin viza kosovareve apo tju hyje pa vize Putini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?