Fevziu me Xhuljani

Kazanet tane ne arenen nderkombetare

27 Mars 2018, 19:27| Përditesimi: 6 Prill 2018, 16:01

  • Share

Mjafton fare pak për të zbuluar dhe kuptuar peshën e disa gazetarëve shqiptarë: mjafton t'i nxjerrësh nga kazani i shtëpisë sonë dhe t'i trasferosh në arenën ndërkombëtare. Papritur nga gazetarë, shndërrohen në turistë, të gatshëm për të bërë selfie para vendit të një atentati që duhet t'ja tregojnë telespektatorëve, apo për të bërë fotografi në krah të liderëve që duhet të intervistojnë.
Ndodhi kështu edhe pak ditë më parë kur Blendi Fevziu ftoi në studion e tij ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudi Xhuliani. Më shumë se opinionet e Xhulianit telespektatorët ishin të detyruar të dëgjonin opinionet e Fevziut të treguara Xhulianit. Mund të ishte një intervistë e bukur, por u transformua në një bisedë kafeneje. Provincializmi i kazanit del përherë fitues.
 

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?