Marsida Xhaferrllari

KED pa pushime në gusht, të hënën mbledhje për fatin e ish-kryeinspektores së KLD-s

4 Gusht 2019, 12:54| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 13:03

  • Share

TIRANË-Teksa gjyqësori, përfshi edhe dy shkallët e Vetting-ut, janë pushim përgjatë gushtit, i vetmi institucion që do të qëndrojë i hapur rezulton se është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

ReportTv mëson se ditën e hënë, KED do të mblidhet për të shqyrtuar nëse ish-kryeinspektorja e KLD-s Marsida Xhaferrllari plotëson apo jo kriteret për të kandiduar për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtare kushtetuese, ndërsa për të Vetting-u nuk dha një vendim nëse konfirmohet apo shkarkohet.

Burime nga KED-ja, bëjnë me dije se brenda javës së ardhshme pritet që KED të nis intervistat me të përzgjedhurit për vazhdimin e garës për kushtetuese dhe ILD-në ndërsa në fund të këtij muaji,  lista do t'i përcillet më pas parlamentit

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?