'Kemi fëmijët pa bukë'! 4 muaj pa paga, naftëtarët në protestë: Askush nuk na jep përgjigje (VIDEO)

12 Shkurt 2020, 17:46| Përditesimi: 12 Shkurt 2020, 17:59

  • Share

Punëtorët e rafinerisë së naftës kanë vijuar protestën e tyre edhe gjatë kësaj të mërkure para ambienteve të uzinës në Ballsh. Naftëtarët prej 11 ditë radhazi janë në protestë pasi kanë katër muaj pa marrë pagat. Punëtorët thonë se gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e kompanisë por sipas tyre ende nuk kanë marrë një datë për t'iu dhënë pagat.

'Përfaqësuesit tanë dje kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të kompanisë në Tiranë për të ditur gjendjen dhe pse ne jemi në këtë gjendje. Realisht është bërë një takim shpresëdhënës por për ne nuk u arrit një datë për të dhënë pagat e prapambetura', tha një punonjës.

Naftëtarët kanë paralajmëruar që do të vijojnë protestën deri në një zgjidhje pasi kanë kjo situatë ka rënduar dhe gjendjen e tyre ekonomike. Ata thonë se ndihen të braktisur nga shteti dhe që janë lënë në rrugë.

'Ne na intereson buka e fëmijëve dhe vazhdimësia e kësaj uzine sepse firmat shkojnë e vijnë, shteti nuk i ulë në një tavolinë. Të thuash a i besojmë është një pyetje e vështirë, ne kemi besuar shumë por sot nuk kemi më besim as të xhaketa jonë' tha një naftëtar.

"Ne duam të likuidohen të gjithë punëtorët për detyrimet që kanë, prandaj nga kryeministri kërkojmë të vërë në lëvizje ministrinë në mënyrë që ne të marrim një zgjidhje dhe të mos na lërë në rrugë", tha një naftëtar tjetër.

Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 4 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019.

1581526317_naftetaret.jpg

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?