'Kemi parti kioska', Meçe në Repolitix: Janë kthyer në SH.P.K. me pronar! E patë Metën, emëroi gjithë stafin dhe hoqi Braimllarin

9 Korrik, 22:12| Përditesimi: 9 Korrik, 22:21

  • Share

 

Analisti Arben Meçe mori shembullin e Metës dhe PL  në Repolitix, si shembull i kryetarokracisë, pasi emëroi të gjithë stafin e partisë publikisht dhe më pas bëri zgjedhje. Duke folur për reformën zgjedhore Meçe theksoi se në vendin tonë nuk ka parti, as edhe dy kryesorët pasi janë SH.P.K, ku vendos pronari i partisë. 

'Ne nuk kemi sistem demokratik. Nuk ka marrëveshje. Partitë nuk arritën të ishin në komision për të treguar një mesazh tregon se jo vetëm nuk ka marrëveshje. Pse partitë e mëdhaja kanë qenë të painteresuara për reformën? Herësi në një sistem proporcional lokal nuk ka vlerë. Nuk ndryshon asgjë. Dy partitë kryesore janë parti kioska të gjitha partitë, SHPK. Janë SHPK me pronar. Kur janë me pronar, gjithë mekanizmi i përzgjedhjes së njerëzve do bëhen nga pronarët. Po vij tek Meta, keni parë që kur mori fletët e partisë tha ky do jetë sekretari, zv kryetari. Ndërtoi skemën e kioskës së vet. Ky Ilir Meta do bëjë listën dhe listën 1 2 3 njerëz më të besuar që ka ndërtuar këtë kupolë. Hoqi Braimllarin që ishte pozitiv. Një që ishte vlerë e hoqi se nuk ishte e tija. Listën e haprton kryetari. Çvlerë ka sa vota merr, kur lista është e kryetarit. Debati bie. Problemi e kemi tek mekanizmi i përzgjedhjes. Nuk funksionon demokracia e brendshme të partisë', thotë Meçe.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore/ Kthupi: Ulja e herësit në 7000 vota nuk çliron sistemin! Çaça: Bëjnë lojë pasi tremben mos deputeti del mbi kryetarin


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?