Sport

'Kënaqësi të kthehem në Kombëtare', Balaj: Sfidat me Uellsin dhe Republikën Çeke test për Botërorin

28 Maj 2021, 15:25| Përditesimi: 28 Maj 2021, 16:55

  • Share

Bekim Balaj është kthyer në Kombëtare pas një mungese jo të shkurtër për dy ndeshjet miqësore kuqezinjtë luajnë kundër Uellsit dhe Republikës Çeke.

“Është kënaqësi dhe vlerësim i madh për mua sa herë vesh fanellën e ekipit kombëtar. Emocioni sa herë është sikru e vesh për herë të parë fanellën e kombëtares. Këto ndeshje janë miqësore, por për ne kanë vlerësimin maksimal, sepse me atë që luajmë janë të ngjashëm me kundërshtarët që kemi në grupet e Botërorit. Bëhet fjalë pëer Poloninë dhe Hungarinë. Ja një test para këtyre sfidave dhe përqëndrimi është maksimal. Do të bëjmë më mirën për të parë a jemi apo jo gati për këto ndeshje,”-u shpreh Balaj.

Për mesfushorin Endri Çekiçi dy ndeshjet me kundërhstarë që janë pjesë e Europianit do të vlejnë për të forcuar Shqipërinë kur të rikthehen kualifikueset e Botërorit.

“Në këto ndeshje pavarësisht rezultatit ne do të japim maksimumin për të parë nëse diçka nuk shkon dhe për ta rregulluar kur të vijnë kualifikueset,”-deklaroi Çekiçi.

Të dy përballjet do luhen në transfertë. Kuqezinjtë fillimisht do inkuadrohen me Uellsin në datën 5 qershor, ndërsa me datë 8 luajnë përballë Republikës Çeke.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?