Valton Krasniqi

Këngëtari preket nga koronavirusi, jep mesazhin nga spitali: Nuk e kam besuar më parë! Kujdesuni për familjen e shoqërinë

12 Tetor 2020, 13:52| Përditesimi: 12 Tetor 2020, 13:56

  • Share

Këngëtari shqiptar, Valton Krasniqi është prekur nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.

Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku duket i shtrirë në spital, teksa jep edhe një për të gjithë. Ai thotë se nuk e ka besuar kurrë më parë ekzistencën e virusit.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?