Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Keqpërdorimi i eurodeputetëve të djathtë nga Luli dhe çfarë realisht ata duhet të bëjnë!

29 Tetor 2020, 12:45| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 12:46

  • Share

Një grup prej 8 eurodeputetësh, të cilët përfaqësojnë grupimin e partive të djathta evropiane PPE, janë shqetësuar së tepërmi për faktin se kryeministri Rama ka vendosur ta rrëzojë dekretin e presidentit Meta që e ktheu për rishqyrtim Kodin e ri Zgjedhor.

Ata këmbëngulin që mazhoranca të presë muajin dhjetor kur do të shprehet me mendim edhe Komisioni i Venecias. Teksa lexon letrën e tyre vëren me shumë lehtësi ndikimin që kanë pasur tek ta e-mail-et e pafundme që i kanë shkuar prej selisë së SHQUP-it.

Është pak po e sigurt që ata nuk i njohin fare ndryshimet e reja dhe thjesht bazohen tek ato çfarë u shkruajnë nga PD-ja. Është e paimagjinueshme ta mendosh e jo më ta shprehësh, që një Kuvendi sovran t’i vësh në dyshim vendimmarrjen.

Pasi Kuvendi është shprehur me votë që shkon përtej një shumice kushtetuese kur e miratoi Kodin Zgjedhor, tashmë i kërkohet prej këtyre eurodeputetëve që të heqë dorë e të presë dy muaj se si do shprehet Komisioni i Venecias!!!

Një nga xhevahiret në letrën e tyre ishe: “Ne u [tronditëm] kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në germën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të [përfitoni] në shpërndarjen e mandateve parlamentare.” Si mund të pësojë tronditje (do zoti e kanë pasur thjesht shpirtërore e jo psikologjike) ky grup eurodeputetësh ndërkohë që marrëveshja e 5 qershorit u miratua nga mazhoranca socialiste pa asnjë ndryshim?!

Ky e shohin ata thyerjen në “germë e në frymë?! Si mund ta quash “miratim të njëanshëm” Kodin Zgjedhor ku nga 121 deputetë që ka sot Kuvendi, Partia Socialiste ka vetëm 78 mandate dhe Kodi u votua me 97 vota, pra me afro 80 për qind të numrit të deputetëve?

Ndërkohë, kur thoni që qëllimi paska qenë “përfitimi në shpërndarjen e mandateve parlamentare”, këtu tregoni se nuk e keni lexuar fare, po fare fare, Kodin e ri Zgjedhor. Kodi i ri është një risi në tri dekada të demokracisë shqiptare.

Ai e ka pragun elektoral të përfaqësimit në 1 për qind, si askund të Evropë. Kodi i ri hap listat dhe u jep të drejtë zgjedhësit që të votojë kandidatin që dëshiron. Kodi i ri e bën të paparashikueshëm edhe renditjen që dërgon kryetari, sepse formula ta lejon që i fundit i listës e zhvendos të parin e listës nëse merr më shumë vota sesa ai, në raport me mesataren e votave që i takojnë partisë.

Kodi i ri sjell konkurrencë brendapërbrenda secilës parti, sepse qoftë edhe për ego personale politike, çdo kandidat në listë dëshiron të marrë më shumë vota sesa kolegu i tij brenda partisë, po edhe sesa rivalët tek partitë e tjera. Kodi i ri krijon koalicione të drejta, e jo hileqare si dikur, ku partitë kryesore transferonin si të tyret vota të marra nga partitë e tjera. Zotërinjtë eurodeputetë shprehin konkluzione absurde se PS-ja përfiton mandate e favorizuar nga Kodi i ri. Si i përfiton këto mandate kur rregullat janë të barabarta për të gjithë?

Si përfiton mandate kur ajo është e vetme përballë 3 partive (PD, LSI, PDIU që kanë qenë në Kuvend me forcat e tyre) dhe nja 60-70 partive të tjera që i kanë në prapavijë si mbështetje? Po si mundet këta eurodeputetë ta poshtërojnë kaq shumë opozitën, e cila, ndonëse në publik hiqet si e bashkuar, sërish ky bashkim nuk i vlen edhe kur kundërshtarin përballë e kanë tek pullë!

Zotërinjtë eurodeputetë janë të lutur që të mos harxhojnë kohë kot duke kërkuar “qiqra në hell” me kërkesa të pajustifikuara për të vonuar votimin e Kodit të ri, i cili tashmë zbaton të njëjtin model që edhe ata kanë në vendet e tyre, bile është shumë më i avancuar në disa drejtime. Këta eurodeputetë është mirë të ndërmarrin një nismë ndërmjetësimi brenda vetë opozitës që të unifikojnë dallimet ideologjike që kanë brenda tyre e të shuajnë urrejtjen që elektorati i bazës ndjen për secilën palë.

Pra të arrijnë të bindin Lulin dhe Monën që të dalin me një listë të përbashkët. Kjo do tregojë në vetvete se PD dhe LSI i besojnë njëra- tjetrës, që koalicionin e kanë real, që bashkëpunimin politik nuk e kanë për protagonizëm: i madh a i vogël, i majtë a i djathtë, por për atë qëllim që i kanë vënë vetes, “rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Rama”.

Në rast se eurodeputetët nuk e bëjnë një gjë kaq të thjeshtë, në të mirë të opozitës sonë të dashur jashtëparlamentare, atëherë s’u mbetet tjetër veçse të marrin flamurin e SHQUP-it e ta valëvisin si tifozë të sëmurë të skuadrës politike PD. Si tifozë politikë do kishin respektin edhe të mazhorancës socialiste, por si moralistë jo faleminderit, kemi boll këtej nga anët tona, na dalin e na teprojnë!

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 30/10/2020 10:44

    Kur u rrit kungulli , e kur ju drodh qafa !.Mir me politikanet tane , edhe mund te thoni c'far tju vije ndermend , po me politikanet Evropiane , C'patet !?. Mos beni te madhin , kot me kot , sepse nukse demtoni veten tuaj , por injoroni popullin , me ato xhevaire qe ju nxjerr kalemi . Direktivat , qoft edhe mendimet , qe na japin institucionit me te larta Evropiane , nuk mundet qe , institucionet tona te mos i konsiderojne , biles edhe ti injorojne . Kodi i ri zgjedhor , i votuar nga parlamenti , do funksionoi si do funksionoi ; Mir apo keq , nukse do jete fundi i botes . Por e domosdoshme ishte , nje marrveshie midis gjithe partive , kaq i deshiruar , nga shqiptaret . Megjithate , edhe keshtu si u votua , nukse i jep fitoren apsolute asnjeres parti ; Fitoren , besojse do ta jap sovrani --nese vertet jemi sovran --, ne institucionet ,ne djersen tone ,ne ekonomine ton , ne vendin tone .

    Përgjigju
  • O tej: 29/10/2020 15:32

    PD ... LSI .... & CO jane bere me dhi....

    Përgjigju
  • haha: 29/10/2020 12:51

    hahaha o fuge, po pse ve pseudonim kot or burre. vendose me emrin tende se ska gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?