Kërkesa e aleatëve për 13 tetorin/ Balla: Sjellje qesharake, janë halle të pazgjidhshme të opozitës

5 Gusht 2019, 14:54| Përditesimi: 5 Gusht 2019, 15:32

  • Share

TIRANË- Teksa 3 parti opozitare dorëzuan sot kërkesën në KQZ  për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, kreu Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e quajti qesharake sjelljen e opozitës, pasi sipas tij, zgjedhjet e ligjshme janë  zhvilluara në 30 qershor.

 Balla tha se heziton të bëjë ndonjë koment tjetër për ato veprime që ai i quajti "halle" të pazgjidhshme të opozitës. Sa i përket zgjedhjeve të 13 tetorit. I pyetur për 13 tetorin Balla tha se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të përgjithshmet në 2021.

"Mos ta bëjmë qesharake sjelljen e opozitës. Hezitoj të bëj koment për halle të pazgjidhshme të opozitës. Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në vitin 2021", tha Balla.

Sa i përket mundësisë për dialog me opozitën, Balla tha se dora e mazhorancës vazhdon të mbetet e shtrirë sa i përket reformës zgjedhore, duke qenë se 28 nëntori është afati i përfundimit të komisionit të kësaj reforme. Kreu i grupit të PS-së  u shpreh besimplotë se brenda këtij viti do të ketë një kod të ri zgjedhor.

"Dora jonë e shtrirë për bashkëpunim, vetëm për Ref. Zgjedhore. 28 nëntori afati i përfundimit të komisionit të reformës zgjedhore. Konstituimi i këshillave bashkiakë po ecën shumë mirë Kam besim që do të kemi një kod të ri zgjedhor brenda vitit", u shpreh Balla.

Ndërkohë Partia Socialiste vazhdon intensivisht punën sa i përket përgatitjeve për ndryshimin e strukturave brenda kësaj partive. Në ditën e fundit të afatit për tu regjistruar në KQZ, sot dorëzuan kërkesën vetëm 3 parti të opozitës, LSI, PAA dhe PR. Ndërkohë Patrtia Demokratike vazhdon ti qëndrojë deklaratave se nuk shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, duke refuzuar kështu dhe mundësitë për dialog.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 05/08/2019 18:19

    Boll i shtrite doren tani duhet tu shtrini kabllin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?