Kërkesa e Bashës për ndryshimet në Statutin e PD, Gjykata e Tiranës do e shqyrtojë në 15 shkurt! Ende asnjë datë për kërkesën e Berishës

18 Janar 2022, 12:16| Përditesimi: 18 Janar 2022, 13:23

  • Share

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimine e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021. Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Muça pritet të zhvillohet më 15 shkurt.

Ndërsa për kërkesën e  Komisionit të  Rithemelimit të Partisë Demokratike e cila në dhjetor dorëzoi një kërkesë  gjykatës për  ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, gjykata nuk ka caktuar ende asnkë datë. Pritet qe në ditët në vijim gjykata të marrë një vendimarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të komisionit te rithemelimit.

Kujtojmë se Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.  Kuvendi i thirrur nga Berisha, miratoi me ngritje dore ndryshimet në Statut, duke e bërë të pamundur verifikimin e votës së 4934 delegatëve të pranishëm. Ndryshimet në Statut përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, me logo dhe vulë të re të partisë. PD-ja gjendet para një situate me 2 statute. Një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Katarakti: 18/01/2022 12:52

    Nuk duhet ta shqyrtoje sepse s;ka te drejte ligjore kerkesa! Nuk eshte institucion Rithemelimi i PD!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?