Një ish-efektiv i Policisë së Shtetit është prangosur në Greqi sapo ka kaluar kufirin pasi rezultonte se ishte shpallur në kërkim.
Amarildo Kureta, 32 vjeç, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ndërkohë ministri i Brendshëm konfirmoi për Shqiptarja.com se Kureta ishte përjashtuar në fillim të muajit shtator nga Policia e Shtetit.
Kureta, që ka qenë pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në Berat, kërkohej nga Italia nën akuzën e trafikimit të narkotikëve.
Në hetimet që kanë zgjatur për disa vjet, është arritur të provohet se ka pasur lidhje me një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogës, e cila është zbuluar përmes dekodimit të bisedave të tij përmes celularit.
Arrestimi i tij në Greqi është bërë për efekt ekstradimi dhe pritet që në vijim t’u dorëzohet autoriteteve italiane.
Sa heret e paskeni perjashtuar or teeeejjjjj
Përgjigju