Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore janë tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar rreth riformatimit të KQZ, duke kërkuar një KQZ me balancim politik me mandat 4 vjeçar, ndërkohë që marrëveshja parasheh një KQZ të riformatuar, me një kryetar dhe dy komisione të formuara sipas një formule personash të përzgjedhur sipas kritereve të OMN.
Tërheqja e Partisë Demokratike nga një prej pikave të marrëveshjes që ka nënshkruar vetë, është në të vërtetë prishje “de facto” e marrëveshjes, pasi neni i fundit i marrëveshjes, detyron Partinë Socialiste që ta votojë këtë marrëveshje në Parlament të pandryshuar.
Por përtej kësaj, argumentet e PD për prishjen e formulës së KQZ, për të cilën është rënë dakord në marrëveshje, janë një përpjekje për të pasur një alibi për humbjen e zgjdhjeve, më shumë se sa një lëvizje që synon garanci për fitoren e tyre.
Nëse KQZ do të duhet të balancohet politikisht, siç kërkon Partia Demokratike, nuk ka nevojë fare të ndryshohet Kodi Zgjedhor, pasi ne e kemi ligjin për KQZ. Mandatet e Klement Zgurit dhe Denar Bibës mbarojnë në dhjetor 2020 dhe në KQZ mbeten tre të zgjedhur nga PS dhe katër vende bosh. Kështu që nuk ka nevojë fare të merremi me një Kod të ri, nëse është fjala për balancim politik, pasi ashtu e kemi.
Nga këto 4 vende, njëri është posti i kryetarit. Atë mund ta zgjedhim me procedurën që ofrohet, ku shumica i çon opozitës katër emra, ajo eliminon dy emra dhe i fut në votim. Tre të tjerët zgjidhen me kodin aktual.
Pra është e qartë, që nëse do rijmë tek balancimi politik, nuk kemi nevojë ta fusim KQZ në marrëveshje për ndryshimin e Kodit.
Nga ana tjetër, PD ka tre vjet që i lë bosh tre vende në KQZ-në aktuale, pasi nuk çon emrat.
Kjo tregon se PD nuk ka problem KQZ-në, por ajo kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, të krijojë një konflikt dhe pastaj ta ketë si alibi, ose për bojkotin e radhës, ose për humbjen e radhës.
Dhe në këtë pike, Lulzm Basha është i vetmi kryetar partie, që para çdo palë zgjedhjesh, kujdeset se si të gjejë një arsyetim për humbjen, dhe jo si të gjejë një mënyrë të fitojë.
Akoma më banale në këtë situatë është fakti që i vetmi debat real që PD po bën në Këshill, është beteja për tenderin e pajisjeve identifikuese biometrike.
Sipas PD, duhet të futet në Kod procedura me negocim, dhe këtë ta bëjë nënkryetari i KQZ, që i takon opozitës. Dhe kjo po shkatërron dhe gjithë formulën e KQZ, pasi PD e do politik nënkryetarin, dhe e do të vetin, që të mos i ikë tenderi nga dora.
Këtë sherr në të vërtetë e kemi peshqesh nga Edi Rama, i cili për të bindur Bashën të firmoste marrëveshjen, doli publikisht e tha që tenderin e identifikimit biometrik le ta bëjë opozita me përfaqësuesit e saj në KQZ, që mos të fillojnë prapë, “jo Ogerta, jo Luljeta”.
Kaq mjaftoi që Basha të firmoste marrëveshjen, por tani është ngatërruar aq shumë me procedurën e garantimit të tenderit për atë që do ai, sa ka harruar garancitë për zgjedhjet.
Pra në gjithë këto negociata që po i dështon, Basha po luan me dy objektiva. Po kërkon arsye për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe garanci për të fituar tenderin e zgjedhjeve. Nuk shikoj arsye të mos ja plotësojnë të dy objektivat.
Meqenese po kerkojne te vijne te marin
PërgjigjuKete temin