Florenc Llanaj gjatë arrestimit

Kërkoi lirinë duke pretenduar se ishte me COVID, del negativ zv/drejtori i spitalit që u kap me drogë

17 Prill 2020, 14:12| Përditesimi: 17 Prill 2020, 14:15

  • Share

Florenc Llanaj, ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës i arrestuar në Maj 2019 nga policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, rezulton të mos jetë i prekur nga virusi pandemik COVID-19. Kjo është përgjigja që ka mbërritur sot në adresë të Gjykatës së Posaçme, ku ISHP-ja konfirmoi se personi që kishte kërkuar lirinë nga qelia me pretendimin se është prekur nga COVID-19, nuk rezulton i prekur. Analizat e kryera sipas procedurës standard treguar se Florenc Llanaj, nuk ishte i prekur nga ky virus pandemik që ka mbërthyer botën.

Për gati një vit, Llanaj ndodhet në qelitë e burgut 302, por gjatë kësaj periudhe pandemie, ai ka shfaqur probleme me shëndetin, si temperaturë dhe dhimbje fyti, dhe sipas tij pas gjithë këtyre simptomave, dyshonte se ishte prekur nga COVID-19. Florenc Llanaj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda, me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, pasi dyshon se është prekur nga COVID-19.

Kërkesës së tij për të bërë testin e COVID-19, trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme i është përgjigjur pozitivisht. Mësohet se gjykata ka urdhëruar stafin e Spitalit të Burgut dhe Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, që Florenc Llanajt t'i bëjnë testin e COVID-19.

Mirëpo pas testimit të tij me tamponin përkatës rezultoi se Llanaj, nuk kishte asnjë shenjë të virusit COVID-19 në trup. Florenc Llanaj, është një nga 14 të arrestuarit e grupit që transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Goditja e këtij grupi kriminal është kryer nga policia në muajin Maj 2019, ndërsa njeriu që drejtonte grupin ishte një person nga qyteti i Korçës, Kejdi Sadushi, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia në Korçë, pasi në shtetin Helen kishte vuajtur një dënim për trafik droge.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?