Edi Rama

Kërkojini falje Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

28 Shkurt 2023, 12:03| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 12:18

  • Share

E mbaj n’mend kur paten deshte me e hanger per se gjalli Baton Haxhiun, kur ne nje emision ne Pressing, ne vitin 2020, ka pas deklaru qysh Kosova dhe Serbia duhet me ia amnistu krimet njana- tjetres. U paten çu LVV, edhe video paten bo. Ia paten mveshe Thacit. Paten thane qe kjo cka tha Batoni, eshte ajo cka po mendon Thaci.

A e dini cka thote preambula e marreveshjes, te cilen mbrame e ka pranu Kurti? “Te perkushtuar per te kontribuar ne bashkepunimin dhe sigurine e frytshme rajonale ne Evrope dhe per te kapercyer trashegimine e te kaluares”.

Pra, po, thuhet ne marreveshje, per te kapercyer trashegimine e te kaluares. Le ta harrojme per nje moment themelimin e asociacionit dhe poziten e forte te kishes ortodokse serbe, qe gjithashtu gjendet ne marreveshje. Ketu po flasim qe Kurti eshte pajtu per amnezi. Eshte pajtu me harru dhe per me kapercy ate cka ka ndodhe.

Ai eshte pajtu me e harru edhe cka i ka ndodhe Sarandes, edhe cka i ka ndodhe Vasfijes. Eshte pajtu me e kapercy cdo dhunim dhe vrasje qe ka ndodhe ne Kosove. Eshte pajtu me e kapercy edhe masakren e Jashareve, edhe masakren e Recakut.

Nese Asociacioni eshte paragrafi i fundit i marreveshjes, kapercimi i trashegimise se te kaluares eshte neni paragrafi i pare i saj. Kjo marreveshje hapet e perfundon keq. A i mbani ne mend sulmet e orkestruara te LVV’se kunder Edi Rames, kur ky i fundit fliste per rajonin pa e permendur luften dhe krimet serbe? Eh, tash ky qe i ka organizu ato sulme, ka pranu me nenshkru marreveshje qe i harron ato.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?