TIRANË- Më datë 2 tetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Relatore e seancës është caktuara gjyqtarja Albana Boksi.
Prej 10 shkurtit, Veliaj mbahet në qeli. Dosja e tij është dërguar për gjykim dhe më 29 shtator pritet të mbahet seanca paraprake. Kryebashkiaku i Tiranës është nën akuzë për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në raport me disa kompani. Sipas SPAK, ai ka marrë përfitime të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa kompanitë kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga bashkia.
Ndërkohë, Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë ditën e martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, pas porosisë së Ramës që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Komente
