Kristjan Asllani

Kërkoi largimin nga Inter, tre klubet e Serie A pas Kristjan Asllanit

21 Tetor 2022, 15:34| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 15:38

  • Share

Kristjan Asllani mund të largohet nga Inter në merkaton e janarit. Mediat në Itali bëjnë me dije se mesfushori i zikaltërve kërkon më shumë minuta në dispozicion, duke pranuar një huazim. Tre janë klubet e interesuara për të në janar. Bëhet fjalë për skuadrat e Serie A, Spezia, Torino apo Empoli.

Nuk përjashtohet mundësia që 20 vjeçari nga Elbasani të zgjedhë një rikthim te Empoli, skuadër kjo nga e cila u afrua te Interi verën që lamë pas. Lajmi bëhet me dije nga media pranë Inter. Kërkesa e lojtarit të Kombëtares vjen në një kohë kur trajneri Inzaghi nuk e ka aktivizuar shumë lojtarin këtë periudhë. Vetëm 180 minuta në tetë ndeshje janë pak për Asllanin, që nuk është zëvendësuesi i Brozovic por shihet si zgjidhje e katërt në mesin e fushës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?