Viktima Amanda Pushani

'Kërkonte alkool, por s’na kërcënonte', shitësi i marketit për 37 vjeçaren e vrarë nga motra në Tiranë: Edhe i ati vdiq nga pija

3 Shtator 2023, 15:29| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 16:24

  • Share

40 vjeçarja Marsela Pushani, e cila ka vrarë motrën e saj me thikë në banesën e tyre në rrugën "Hajdar Hidri" në Tiranë, në polici ka deklaruar se viktima sipas saj ishte konsumuese e pijeve alkoolike dhe së fundmi kishte sjellje agresive me anëtarët e familjes. Madje ka theksuar se e motra ka kërcënuar edhe shitësit e dyqaneve të lagjeve të cilëve u kërkonte pije alkoolike pa lekë përndryshe do t’u thyente marketin. Report Tv ka shkuar pranë marketeve të lagjes por vetëm njëri prej shitësve ka pranuar të japë detaje pas kamerës. Shitësi ka pohuar për gazetarin e Report Tv Freard Rista se viktima kërkonte të merrte pije alkoolike pa lekë, por ka shtuar se nuk e ka kërcënuar ndonjëherë. Madje ai është shprehur se edhe babai i viktimës ka ndërruar jetë nga konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike.

"Viktima, Armanda ishte vajzë e mirë jo e keqe, por pija bën të vetën. Pinte shumë, edhe këtu blinte, kur s'kishte lekë. Kur ishte e dehur kërkonte pije pa pagesë, por nuk më ka kërcënuar ndonjëherë. Hallexhinj, edhe babai i saj nga konsumimi i tepërt i alkoolit ka vdekur”, tha shitësi.

Një fqinj pranë banesës ku ndodhi krimi është shprehur se zënkat në familjen Pushani ishin të shpeshta.

"Ajo shtëpi nuk gjente qetësi sapo vinte vajza e vogël, dëgjoheshin shumë ulërima dhe të bërtituta pasi ajo pinte shumë, nëna me motrën tjetër nuk ishin problematike", tha fqinji.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në orën 11:40, por policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se vdekja e 37 vjeçares fillimisht është raportuar si aksidentale nga familjarët, ndonëse nuk ka qenë e tillë. Ishte autopsia e trupit të Amanda Pushanit, që ka zbuluar krimin e rëndë të ndodhur fare pranë qendrës së kryeqytetit, në banesën ku jetonte, viktima së bashku me nënën dhe motrën e saj Marsela Pushani e arrestuar tashmë si autore.

37-vjeçarja pinte alkool dhe kishte zënka të shpeshta me motrën dhe nënën e saj. Sipas dëshmisë së Marselës edhe mëngjesin e së shtunës kur ndodhi krimi tronditës Armanda shkoi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kur ishte kthyer kishte me vete edhe disa shishe birre.

Në këtë moment sipas dëshmisë së autores ka nisur konflikti pasi ajo dhe nëna i kanë kërkuar llogari pse vijonte të pinte alkool pasi kishin rënë dakord që do hiqte dorë. Mësuesja 40-vjeçare ka thëne se thikën e mori e motra Armanda dhe teksa tentoi t’ia hiqte nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar jetë.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Krim në familje, motra vret të motrën me thikë, u raportua si vdekje natyrale! Arrestohet autorja: Debatuam që të linte alkoolin, kërcënoi se do më vriste mua dhe nënën (EMRAT)


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?