Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, thotë se nisja e procedurave të privatizimit të klubit të futbollit Vllaznia është një nga premtimet që ajo po mban. Kjo deklaratë vjen një ditë pasi Këshilli Bashkiak miratoi me 39 vota pro nisjen e këtyre procedurave.
“Unë jam e kënaqur që arrita të përmbush një nga premtimet që Vllaznia duhet të kalojë nga publiku në një administrim privat, përmes investimeve që munden të investohen në një klub futbolli të rëndësishëm siç është Vllaznia,”-u shpreh Ademi.
Më tej Ademi thotë se në ankand, ku çmimi dysheme për blerjen e klubit është 509 milionë lekë, priten të marrin pjesë edhe kompani jashtë vendit.
“Ajo që është shuëm e rëndësishme është se është miratuar jo vetëm procedura ankand i hapur, duke e hapur jo vetëm të interesuarit deri më tani, por tej kufinjve të Shqipërisë. Nga ana tjetër përcaktohet kritere të mira të cilët kualifikojnë jo vetëm të interesuarit sot, por edhe ata që dikur kanë kontribuar për të ndihmuar dhe administruar klubin Vllaznia,”-deklaroi Ademi.
Deri më tani sponsori aktual i klubit, Alban Xhaferri distributor i Fujifilm, ka deklaruar hapur se do të marrë pjesën në ankand. Aktulisht pritet edhe konfirmimi i prefektit për të nisur procedurat e ankandit, proces që zgjat 45 ditë.
Në cilin vënd Europian, qëndron një person që nuk është votuar nga populli në dytyrë. Një shtet më keq se shtet bananesh. Totale kaos dhe anarshi.
Përgjigjumall skarco sta blen njeri ,tepaguaje 500 milion leke dhe te ngarkohet dhe me 1.5 miliard leke birxhe ...pfff
PërgjigjuKësaj nuses i polli gjeli, mbeti kryetare pa afat kjo zonja. Punë të ngatërruara dhe shimë të çuditëshme, që ndodhin vetëm ktu te ne!
Përgjigju