Luljeta Bozo dhe Najada Çomo

Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing. Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë

6 Mars 2021, 19:30| Përditesimi: 6 Mars 2021, 19:37

  • Share

PD e kishte Gilman Bakallin por iu duk i tepërt, ndoshta edhe një idealist budalla. Ai nuk ishte i përtypshëm për të marrët, servilët, hipokritët makutët dhe histerikët.

Gilmani ishte njeri i lirë, jo reshtar garnizoni politik, marionetë apo manekin me mandat parlamentari që ngre dorën pa ditur se për çfarë.

Dhe si të gjithë njerëzit e lirë, ata që nuk vendosen në reshtin e askujt, por lundrojnë në dijet e demokracisë personale të mendimit ai dukej si mish i huaj në frontin ku sharja, fyerja dhe frustrimi kanë hapësirën apsolute, ku paragjykimi është prijës i mendimit që është i veshur me avullin se çdo njeri që mendon ndryshe është armik dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe linçohet.

PD që duhet të ishte streha e njerëzve të lirë e me ide liberale edhe sot nuk po arrin të kuptojë se përsa kohë nuk do rigjejë Gilman Bakallin dhe profilet e personalitetet që përfaqësojnë dinjitet publik të tij dhe njerëzve si ai do mbetet në suazën e komenteve se çfarë bën Rama.

Është në skajet e groteskut. Ku një plakë fshati e mbetur vetëm në shtëpi për shkak se në rini vetëm hidhte vickla dhe abuzonte me rininë e saj dhe mundësitë tani vuan plakjen në vetmi.

Këtë që Rama po bën sot me dr. Najadën e ing.Luljetën, PD e ka patur në dorë ta bëjë për 8 vjet në opozitë, me plot njerëz të mendimit dhe veprimit, por nuk e bëri.

Së bëri për miopi, paaftësi strategjie apo për paranoja nga njerëzit e ditur kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që asgjë e re nuk ndodh në partinë e krijuar si parti e lirisë por e rrudhur pa fund dhe e lodhur në peshën e inercisë.

Ora e ndryshimit të fundit në PD ka mbetur në prezantimin e KOP-it para vitit 2005. Gjithçka tjetër pastaj është një histori pa histori nga humbja në humbje dhe përsëritje skemash e ndryshim emrash brenda gardhit të interesaxhinjve të kryetarit që nuk prodhojnë asgjë të re, asnjë efekt publik dhe asnjë vizion. Kopje programesh, premtime e fjalime të përsëritura.

Përbetime false që i pëlqejnë kryetarit, por më shumë ish-kryetarit të partisë. Këto nuk prodhojnë vota por sugjestion të brendshëm që nuk çon aksund. E trishtueshme të gëzosh dhe parangazëllesh për dështimin e radhës.

Komento

Komente

  • Zake: 07/03/2021 05:14

    Pra sipas ju analiste mendjendriturve eshte gje e mire qe ne nje demokraci dhe me aspirate ne vlerat e BE, partite politike, me sakte kryetaret e tyre, mund ti disponojne ato si tu doje qefi. Duke bere lista me pacavura apo gjoja figura. Kjo menyre dhe metode eshte jo thjesht skandaloze por deshmi e qarte se si korrupsioni politik ka asgjesuar vete sistemin ligjor te organizarave politike ne vend duke i shendrruar ato ne qeliza mafioze. Nese opozita nuk e ka bere, eshte nje gje e mire.

    Përgjigju
  • era: 07/03/2021 01:05

    tamam qe vetem krundet dhe pleqte kane mbetur aty. po dhe kjo ehste thjesht nje publicitet i Rames ... se nuk i bie mendja atij vendi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?