‘Këtu të presin si dhëndër!’ Pushuesit tregojnë pse zgjedhin Velipojën për pushime! Operatorët turistikë: Kemi më shumë rezervime se vjet

5 Korrik, 16:30| Përditesimi: 5 Korrik, 17:56

  • Share

Plazhi i Velipojës, qendra kryesore turistike e veriut shënon rritje të numrit të turistëve këtë sezon. Kryesojnë shqiptarët e Kosovës e më pas renditen polakët e çekët. Operatorët turistike thonë se çmimet nuk kanë ndryshuar nga vitet e shkuara.

“Premisat janë të mira si dhe shërbimet janë cilësore. Prenotimet nga Europa por në vend të parë është Kosova, pastaj renditen Polonia, Spanja, Çekia, etc”, tha Lekë Marku, operator turistik.

“Plazhi i Velipojës ka kushte më të mira në gjithë Adriatikun, bizneset kanë bërë investime në hotele dhe restorante. Çmimet nuk janë rritur, mund të jetë rritje e lehtë për ata që kanë rritur standardet në hotele. Dua të theksoj se shezlonët janë me çmim 500 lek, është 20 vite i njëjti çmim, s’ka rritje”, tha Gamir Mehmeti, operator turistik.

Sa i përket rezervimeve ato janë të larta për muajin korrik e gusht.

“Ka bërë përmirësime sa i përket kshteve, Velipoja po bëhet më i frekuentuar nga viti në vit. Sivjet plazhi ka nis më heret, sidomos 15-ditëshi i dytë i qershorit. E mendojmë sezon të mirë, sepse rezervimet janë të larta për korrikun dhe për gushtin”, shton ai.

Një pushues që ka 20 vite qe frekuenton këtë plazh tregon arsyet pse nuk e ‘tradhton’ Velipojën.

“Kam 20 e ca vite që vij ketu, arsyet dihen është natyra dhe klima, qetesia e njerezve, sherbimi, kamerieret të presin si ‘dhënder’. Çmimet nuk janë rritur! Vjet kam qene ne Jug dhe është shtrenjte dhe njerezit më arrogantë sepse nuk u mungojne klientet”, tha ai.

Vetëm 35 km larg Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet nga grykëderdhjes së Bunës e deri tek “Rana e Hedhun”, në afërsi të Shëngjinit. Ajo që të tërheq më së shumti është ajri i fresket, rëra kurative dhe deti i pastër.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?