Kikia: Duhet t'ia nisim me reformimin e sistemit zgjedhor

2 Shtator 2019, 20:42| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 20:44

  • Share

(Ramës pale kur i mbushet mendja të ikë vetë...)

Opozita do të rifillojë protestat për ta detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen. Zoti Basha tha se vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të përgjithshme dhe vendore njëkohësisht. Dhe këto duhet të ndodhin pasi kryeministri Rama të ketë dhënë dorëheqjen e të ketë dorëzuar zyrën.

LSI është pakashumë në të njëtën linje, porse mbështet një reagim pak më agresiv. Gjithësesi, alternativa e molotovit nuk është më në axhendë.

Por ka dy probleme.

1-Rama nuk e jep dorëheqjen, sado të denoncojë dhe protestojë paqësisht opozita dhe populli.
2-Zgjedhjet vendore, edhe ashtu siç u bënë, duhet të shfuqizohen nga një institucion, siç është Gjykata Kushtetuese, që të mbahen të tjerat.

Nëse në mënyrë hipotetike këto ndodhin të dyja, me çfarë kodi zgjedhor do të shkohet në zgjedhje? A mos vallë vetëm Rama është e keqja e këtij vendi? Po para se të vinte Rama në pushtet, a nuk ishin vjedhur, shitur e blerë, e marrë përmes presioneve votat? Po para se të bëhej Rama kryeministër, a nuk caktoheshin kandidatët siç ua kishte qejfi kryetarëve, duke e mbushur parlamentin dhe tragtarë e ndërtues pallatesh? 

Që të bëhen zgjedhje të lira, sipas opozitës, është pengesë Rama. Por që të bëhet reformimi i sistemit zgjedhor nuk është pengesë Rama. Ndaj duhet të fillohet këtu. Nëse do të qëndrojë në pritje të ikë Rama, opozitën mund ta zërë 2021-shi sërish me këtë kryeminstër e sërish më këtë kod.

Komento

Komente

  • Tir: 03/09/2019 02:32

    Zoti Kikia i sakte e objektiv gjithmone! Tani prit kur te te fuse Basha ne listen e zeze te PD-se, pas Bazes, Minxhozit etj. Respekte per ju e cdo analiste e gazetare qe i thone drejt fjalet e idete e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?