Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim te Liqeni Artificial me një grup fëmijësh

Politikë

Kim argëtim dhe ping-pong me një grup fëmijësh te Liqeni Artificial: Ne nuk e kuptuam se kush fitoi por s’ka rëndësi se u argëtuam

2 Maj 2021, 09:53| Përditesimi: 2 Maj 2021, 09:56

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, shprehet se ka kaluar një ditë të bukur nga Liqeni Artificial, ku ka kaluar kohë me disa fëmijë duke luajtur ping-pong.

Ajo përmes rreshtave përshkruar lojën e Inës dhe Nikolas, dy prej fëmijëve me të cilët u taku ambasadorja,  “Nga mesi i lojës raketa e Inës u thye. Çfarë bëri Nikola? I kërkoi Inës që ta mbante ai raketën e thyer. Ina fitoi një pikë, dhe çfarë bëri? Nguli këmbë që ta marrë përsëri raketën e thyer. Në fund nuk e kuptuam se kush e fitoi lojën po kjo nuk kishte rëndësi sepse ne u argëtuam aq shumë me lojën e tyre, shakatë që bënim duke bërë fytyra qesharake.”

Në fund të postimit ajo thotë se bëri një lojë ping-pong me Edin, i cili sipas saj e mbajti me hatër.

“Faleminderit fëmijë për sportivitetin tuaj dhe të qeshurat. Ju jeni më të mirët", shkruan Kim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?