Kim Kardashian, Cher dhe Naomi Campbell kanë sjellë një fotosesion të jashtëzakonshëm duke rikthyer vitet ’60.
Sipas "Mirror", Kim Kardashian u shnëdrrua në një imazh të ngjashëm me Priscilla Presley.
Ylli 39-vjeçar mori pjesë në një bashkëpunim epik i cili përfshin ndikimin e saj më të madh në stil, Cher, 73 vjeç dhe modelja Naomi Campbell, 49 vjeç.
Për kohën e saj para kamerës, Kimit iu dha pamja e zonjës Presley e cila ishte e njohur për kosheren e madhe të flokëve.
Kim u bashkua me Cher dhe Naomi për botimin e ri të “POËER” të Car Fashion Roitfeld's Fashion, prodhuar nga CR Studio.
Treshja luajti një histori retro bardh e zi të frymëzuar nga vitet '60 nëpër rrugët e Los Angeles.
Ylli i realitetit u pa duke tundur një motoçikletë së bashku me Cher.
Kjo ishte ëndërr për Kim që shpesh thoshte se Cher ishte si heroina e saj për shkak të origjinës së tyre të përbashkët armene.
Të treja vajzat u komentuan pozitivisht nga fansat e tyre në profilet sociale.