Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës reagon ashpër ndaj Yuri Kim e cila deklaroi sot pas një takimi me Enkelejd Alibeajn se e njeh atë si kryetar në detyrë në PD. Përmes një postimi në Facebook të Edi Paloka thotë se kjo deklarata është turp.
“Ky është më tepër se turp, është shkelje e jo vetëm çdo etike por dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë! Kjo zonja që uroi Ramën për “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbështetje të qeverise me te korruptuar ne rajon ( siç e cilëson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh është angazhuar ne vete te pare ne përçarjen e opozitës shqiptare, sot ka ndërmarre një akt te fundit , gjithnjë ne shërbim te te njëjtit qellim. Zonja ambasadore , me arrogance , tregon se jo vetëm nuk respekton Konventën e Vjenës po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithëse flet gjithe kohen për drejtësinë. Ti zonjë mund të takosh kë të duash dhe si të duash, po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare”, ka shkruar Paloka.
Lajmi kryesor:
Kim nuk njeh grupin e Berishës si drejtues në PD, takon Alibeajn në Kuvend: Bisedova me kryetarin në detyrë! 'Rithemelimi': Takim që i shërben lojërave të Ramës
K.T./ReportTv.al