TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vazhduar edhe ditën e sotme takimet në Kryesinë e Kuvendit. Kim takimin e ka nisur me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares së grupit “Demokraci dhe Integrim në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, më pas takoi kryetarin e grupit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun.
Kreu i Partisë Republikane zbardhi fokusin e bisedimeve me ambasadoren Kim e cila kishte ngritur shqetësimin për financimet ruse në partitë politike.
Një ditë më parë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me deputeten demokrate Jorida Tabakun dhe me socialisten Etilda Gjonaj, teksa në përfundim të saj, nuk pati asnjë reagim nga ana e diplomates.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim pune në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.
Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet Ruse në financimin e partive politike.
Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës
Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.
Zonja Kim ke takuat Fatmir GERDECIN...,! Eshte burre i mire vetem 26 njerez te pa fajshem ka vrare, eshte azgan djale...
Përgjigju