Bota

Kina për Netanyahun: Mjaft me luftëra të pafundme, na duhet diplomaci

18 Shtator, 13:59| Përditesimi: 18 Shtator, 14:01

  • Share

1756147643_benjaminnetanyahu.jpg

Foto: Benjamin Netanyahu

Një zëdhënës i ambasadës kineze në shtetin hebraik, i ka quajtur " të pabaza" akuzat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Pekini, së bashku me Teheranin, qëndron pas një fushate për të zbatuar një "bllokadë politike" kundër Izraelit.

"Për të zgjidhur krizën aktuale, Izraeli ka nevojë për inteligjencë politike dhe diplomaci krijuese, jo vetëm operacione dhe sulme ushtarake të pafundme.Kina është e shokuar nga deklaratat e udhëheqësit izraelit, të cilat nuk kanë bazë, dëmtojnë marrëdhëniet Kinë-Izrael dhe Kina i kundërshton ato me vendosmëri", tha zëdhënësi, duke theksuar se akuza se Kina po përdor mediat sociale për të sulmuar Izraelin "trajton simptomën dhe jo problemin e vërtetë".


Lajmi kryesor:

Izraeli kryen sulme pranë spitaleve në Gaza, 83 të vrarë! Mediat: Hamasi po përgatitet të pushtojë Bregun Perëndimor! OBSH: Spitalet e Gazës në prag kolapsi


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?