Flamujt e BE

Kisha të drejtë në analizën time për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! 

22 Qershor 2022, 13:44| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 13:46

  • Share

Kam analizuar në këtë periudhë se nuk është sjellë europiane è Shqipërisë për tu ndarë të nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit, nëse Bullgaria nuk tërhiqte veton!
 Po ashtu, kam theksuar se është antikombëtare e antikushtetuese thirrja e Qeverisë Shqiptare për t'u ndarë nga Maqedonia e Veriut e këtë e kam argumentuar sipas frymës së Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe faktit se shqiptarët tani më me statusin e themeluesit të shtetit të Maqedonisë së Veriut, nuk mund të braktisen nga Shqipëria në mëshirën e fatit.

Gjithashtu, kam theksuar se ndarja dhe lënia vetëm e Maqedonisë së Veriut në rrugën e Integrimit do të krijonte arsye dhe argumente që ky shtetit të bëhej në një të ardhme të shkurtër shtet satelitor nën influencën e Rusisë e këtë e kam lidhur edhe me faktin se Serbia, shtet hapur pro rus është vend kufitar dhe po ashtu me influencë të rëndësishme për arsye historike që tashmë dihen!

Zgjidhjen e situatës së Maqedonisë së Veriut e kam parë në dy këndvështrime:
- Shqipëria të mos ishte dakord që të ndahej nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit 
- BE duhet të bënte presionin e saj legjitim mbi Bullgarinë që kjo e fundit të sillej në lartësinë që i takoj si vend anëtar i BE!

Pretendimet e Bullgarisë, jo vetëm që nuk ishin në frymën për çfarë është krijuar dhe ekziston BE, por edhe një shkelje e të drejtës ndërkombëtare mbi vete vendosjen e Popujve! Një realitet shtetëror si Maqedonia e Veriut, vend anëtar i OKB, ka të drejtën e saj të zgjedh se kujt identiteti kulturor dhe etnik t'i referohet!

Maqedonia e Veriut, ka pësuar pafund padrejtësi edhe në procesin e ndryshimit të emrit të saj nga Greqia! Ka ardhur momenti që vendet e Rajonit ta respektojnë këtë entitet shtetëror njësoj si të tjerët ashtu siç e parashikon e Drejta Ndërkombëtare!

Ekzistenca e Maqedonisë, ndoshta si proces i ngjashëm me realitetin e Zvicrës dhe të Belgjikës, nuk i prish punë askujt, por garanton paqe e siguri në Rajon dhe ky i fundit ka shumë nevojë!
Gjithashtu, kjo eksperiencë duhet t'i shërbej Maqedonisë së Veriut si një leksion që të sillet si një shtet multietnik dhe multikulturor. Maqedonia e Veriut, thuajse si model sui generis, duhet të jetë vetëdijshme se për të eksituar si i tillë, duhet të respektoj të gjitha pakicat gjuhësore e ta konsiderojë diversitetin kulturor si një pasuri dhe jo si një barrierë psikologjike për ekzistencë!

Presioni i BE mbi Bullgarinë dhe tërheqja e kësaj të fundit, më dha të drejtët në analizat e qëndrimet e mia publike e po ashtu dha sinjale të qarta se BE nuk tolerojë asnjë shtet që të sillet si nacionalistë e në të njëjtën kohë të jetë anëtare me të drejta të Plota!

Komento

Komente

  • Ervin: 22/06/2022 16:04

    Nese paske patur te drejte atehere ki kujdes. Sepse dekllarata si "antikombetar" dhe "antikushtetues" mund te te damkose si shpifes nese te keput ndonje padi ne gjykate Rame mefallomani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?