Foto ilustruese

Kronikë

Kishin ndërtuar objekte pa leje, vihen nën hetim 13 persona në Dibër

2 Maj 2021, 11:39| Përditesimi: 2 Maj 2021, 11:49

  • Share

13 persona janë proceduar penalisht në Dibër, pasi kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve përkatëse.

Policia njofton se në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, përgjatë javës  kanë evidentuar dhe goditur 13 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.D.,  V. T.,  F. S.,  F. P.,   S. K.,  V. S.,  H. K.,  L. Q.,  K. N.,  Y. F., S. L., E. E., O. B.,  të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?