Foto ilustruese

Sociale
Kosova & Rajoni

Kishin në shënjestër bankat dhe pikat e lojërave të fatit! Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, autor i 11 vjedhjeve në Athinë! Bashkëpunonte me një bullgar

22 Shtator 2022, 08:52| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 08:58

  • Share

GREQI- Një 42-vejçar shqiptar dhe një 22-vjeçar bullgar janë arrestuar si autorë të grabitjeve të disa bankave dhe pikave të lojërave të fatit në Athinë, ndërsa hetimet për përcaktimin e veprimeve të tyre po vijojnë nga Agjencia e Sigurisë.

Sipas policisë greke, 42-vjeçari shqiptar është identifikuar si autori i 11 grabitjeve. Duke u fshehur tiparet e tij me kapele, maskë dhe duke përdorur armë ai grabiti punonjësit dhe klientët.

Ndërsa në të paktën një grabitje banke është evidentuar pjesëmarrja e 22-vjeçarit bullgar dhe po hetohet edhe përfshirja e tij në grabitje të tjera. Me përfundimin e hetimeve priten njoftime zyrtare për rastin nga Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?