Transportuan 30 emigrantë nga Lindja e Mesme në vendin tonë, tre të arrestuar! I mbanin 'peng' në një banesë në Tiranë dhe kërcënonin familjarët të paguanin për rrugën

23 Janar 2022, 09:27| Përditesimi: 23 Janar 2022, 11:34

  • Share

TIRANË- Një banesë e përshtatur si hotel në zonën e Laprakës ishte kthyer në vatrën e qëndrimit të emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga vendet e treta dhe përdorin Shqipërinë si një vend për të depërtuar në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian.

Në operacionin e koduar "Just in time" të Drejtorisë së Policisë së Tiranës u gjetën brenda ambienteve të kësaj banese 30 emigrantë të huaj, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke iu marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë. Emigrantët që vinin kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme mbaheshin në katin e parë, të tretë dhe të katërt të vilës që ishte në pronësi të shqiptarit Mentor Kuka.

Në lidhje me këtë operacion u arrestuan tre persona, mes tyre një shqiptar dhe dy shtetas të huaj. Në kuadër të operacionit “Just in time”, u arrestuan në flagrancë Mentor Kuka, 40 vjeç, nga Tirana, Muhamed Emin, 26 vjeç, nga Libia dhe Zakaria Dervish, 27 vjeç, nga Maroku. Të tre akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe heqja të paligjshme të lirisë.

Në kuadër të operacionit u proceduan penalisht edhe 14 emigrantë të huaj, që akuzohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror". Policia ka dyshime se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Ky nuk është rasti i parë që në kryeqytet strehohen emigrantë të paligjishëm, kryesisht në ambiente të përshtatura si hotele. Të gjithë imigrantët e parregullt shprehin haptas qëllimin e tyre për të udhëtuar drejt Gjermanisë, Austrisë, Suedisë, Italisë apo vendeve të tjera anëtare të BE-së. Në këto kushte, rrjete të organizuara të kondrabanduesve të përbëra nga shtetas grekë, shqiptarë dhe të vendeve të treta, në shumë raste organizojnë, kundrejt pagesës, udhëtimin e tyre drejt Italisë apo deri në kufirin me Shqipërinë. Një pjesë e mirë e tyre arrijnë të depërtojnë brenda territorit. Këto grupe kanë arritur të ngarkojnë edhe video në YouTube, ndërsa japin instruksione se si të kalojnë transit nga territori i vendit tonë.

Ora 14:07
Ja video e hotelit në Tiranë ku u mbajtën 'peng' 30 emigrantët

Report Tv ka siguruar pamje nga Hoteli në Tiranë, ku tre personat mbanin 'peng' 30 emigrantët që i kishin transportuar kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme. Mentor Kuka, Muhamed Emin dhe Zakaria Dervish e kishin përshtatur këtë banesë në një hotel, ku mbanin emigrantët dhe kërcënonin familjarët e tyre që t'u paguanin transportin.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arem qyrku: 04/02/2022 20:27

    Hahahahahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?