Kanabisi në Kurbin

EMRI/ Kishte kultivuar 62 bimë kanabisi, vihet në pranga 68-vjeçar në Kurbin

23 Shtator 2023, 13:36| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 13:44

  • Share

Një 68-vjeçar është vënë në pranga në Kurbin, pasi dyshohet të ketë kultivuar 62 bime kanabisi, që u gjetën dhe asgjësuan nga policia.

Në pranga ka rënë Xhafer Hasneziraj, i dyshuar për kultivimin e 62 bimëve narkotike.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të megaoperacioni policor antikanabis i koduar "Imazhi", në fshatin Gërnac, njësia administrative Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 62 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, i janë gjetur edhe disa mbetje bimësh të thara kanabisi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?